Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia në Durrës gjatë kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve kriminale. Në pranga kanë rënë të rinjtë M.A. dhe E.N. të dy 17 vjeç.

Gjatë aksionit të koduar “Vllazërimi”, në lagjen Nr.17 mbrëmjen e së hënës u ndalua një makinë tip Benz me targa të një automjeti tjetër. Kjo makinë drejtohej nga 17-vjeçari M.A., i cili nuk kishte patentë, ndërsa pasagjer ishte shoku i tij E.N.

Nga kontrollet brenda mjetit u gjet një kallashnikov me një krehër me 10 fishekë dhe një pushkë. Dy adoleshentët u arrestuan në flagrancë dhe akuzohen për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe armëmbajtje pa leje.  /tvklan.al