Jo vetëm në seancat parlamentare, tashmë tensionet mes opozitës dhe mazhorancës janë zhvendosur në komisione. Këto të fundit, janë zhvilluar online këto ditë prej aksionit opozitar, ndërsa e vetmja mbledhje komisioni që ishte parashikuar të kryhej fizikisht, nuk po lejohet nga deputetët e opozitës.


Bëhet fjalë për Komisionin e Çështjeve Evropiane i cili ka nisur me përplasje verbale mes palëve. Në videon që u transmetua nga Klan News shihet se deputetët Oerd Bylykbashi dhe Saimir Korreshi po debatojnë me kryetaren e komisionit.

Drejtuesja e komisionit: Me shumë respekt, dëgjoni kolegët…

Deputetët e opozitës: Zbato rregulloren, ça respekti…

“Lëre respektin moj”, dëgjohet teksa thotë një tjetër deputete.

Nuk dihet nëse punimet e komisionit do pezullohen, por deputetët e PD-së duken mëse të vendosur për një gjë të tillë./tvklan.al