Një aksident me pasoja tragjike ndodhi gjatë paradites në autostradën Tiranë – Durrës. Ngjarja është shënuar rreth orës 10 e 30 minuta, pranë Yrshekut.

I riu Dorian Shehu, 27 – vjeç, humbi jetën në vend.

Sipas policisë, 27 – vjeçari, që po udhëtonte me një Mitsubishi nga Lushnja në drejtim të Tiranës dhe ka ndaluar mjetin në rrethana ende të paqarta në korsinë e djathtë të autostradës dhe ka dalë nga makina.

Në këtë moment, sipas policisë është goditur dhe përplasur nga mjeti tip Volkswagen, me drejtues mjeti shtetasin A. Gj, i cili pas aksidentit është shoqëruar në polici.

djali

Mos respektimi  i sinjalistikës rrugore, pushimi i mjetit në vend të ndaluar dhe të rrezikshëm, nga ana e Dorian Shehut, si dhe tejkalimi i shpejtësisë nga ana e drejtuesit të Volkswagenit, paraprakisht janë evidentuar si shkaqet kryesore të aksidentit vdekjeprurës.

Tv Klan