Objekte nga përditshmëria besohet se i përkasin vitit 79 pas Krishtit kur shpërtheu edhe vullkani në malin Vezuv

Arkeologët kanë zbuluar katër dhoma të reja në një shtëpi në Pompei. Pjata dhe objekte nga jeta e përditshme  që i përkasin nje familje të klasës së mesme është zbulimi më i fund i realizuar përgjatë këtij viti. Sipas Reuters besohet se njerëzit aty numri i të cilit mbetet i paqartë, u zhvendosën kur shpërtheu  vullkani në malin Vezuv që rrafshoi qytetin romak në vitin 79 pas Krishtit. Mbetjet e tasave, një shtrat dhe një parfum u gjetën në dy kate të një ndërtese të gërmuar më parë, sipas autoritetit të parkut arkeologjik të Pompeit.

Arkeologët përdorën gipsin për të riprodhuar disa prej objekteve, duke përfshirë një shtrat si dhe dollapët e lënë pas nga njerëzit. Zbulimi u bë brenda parkut arkeologjik Regio V, ku ndodhej një nga lagjet më të mëdha të Pompeit . Në vitin 2018, një vend i dekoruar bukur kushtuar Lares, hyjnive të familjes mbrojtëse të romakëve, ishte zbuluar në zonën e Regio V në një shtëpi të quajtur shtëpi Larario. 

Pronarët e shtëpisë Larario në Pompei kishin qenë në gjendje të dekoronin oborrin që strehonte sitin arkeologjik Lares dhe një pus me piktura të jashtëzakonshme. Pompei , 23 km në juglindje të Napolit, ishte shtëpia e rreth 13,000 njerëzve përpara se vullkani të rrafshonte qytetin.

Rreth dy të tretat e qytetit antik prej 66 hektarësh janë zbuluar. Rrënojat nuk u zbuluan deri në shekullin e 16-të dhe gërmimet e organizuara filluan rreth vitit 1750. Një dokumentacion i rrallë i jetës greko-romake tregoi se Pompei është një nga atraksionet më të njohura të Italisë dhe një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Klan News