Jeta mund të mbijetojë, pa dëme të dukshme në ADN, edhe në temperatura më të larta se 400 gradë Celcius. Ky është konkluzioni i një studimi të Universitetit të Ghent në Belgjikë, të publikuar në revistën Extremophiles.

Studimi që ka krijuar dyshime edhe në botën akademike shkencore, bën të qartë se bakteret mund të durojnë deri në 30 minuta në temperatura më të larta se 400 gradë dhe në rikthimin e kushteve normale, të vijojnë rritjen. Konkluzionet e fundit bien ndesh me ato të deritanishme, pasi këto temperatura janë 4 herë më të larta sesa limiti i provuar deri me sot, që ishte rreth 122 gradë për një bakter të gjetur në Gjirin e Kalifornisë.

Por rezultati i studimit për shkencëtarët belgë është i shkëlqyer, pasi struktura e ADN-së, që mendohej se shkatërrohej në 190 gradë Celcius, qëndron e padëmtuar në sporet bakteriale, edhe në kushtet më ekstreme. Gjithsesi mikrobiologët do vazhdojnë ende studimet mbi këtë argument të ri.

Klan Plus