Trafikantët nuk reshtin së surprizuari, kur vjen puna tek vendet që zgjedhin për të fshehur drogën.

I tillë është edhe ky rast i zbuluar nga policia në Kolumbi, e cila gjeti plot 300 kilogramë kanabis të fshehur në një arkivol.

Sipas BBC, zbulimi i pazakontë u bë në zonën e Santander.

“Sekuestrimi u erdhi pas kontrollit që iu bë një makine funerale brenda së cilës ndodheshin 2 arkivolë“, tha kreu i policisë rajonale, Fabian Ospina.

Autoritetet atje vunë në pranga shoferin e automjetit./tvklan.al