Më shumë se 3 mijë bomba të pashpërthyera, të cilat i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore u zbuluan të groposura në bahçen e një shtëpie në Kinën qendrore.

Armët e ndryshkura dhe të rrezikshme u zbuluan të dielën nga punëtorët të cilët po punonin për të ndërtuar një pishinë. Brenda shtëpisë nuk kishte njeri dhe fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Pjesa më e madhe e pajisjeve, sipas asaj që shkruan DailyMail, ishin granata dore, murtaja dhe bomba ndezëse. Ekspertët besojnë se ato kishin mbetur aty nga Lufta e Dytë Kino-Japoneze, më shumë se 70 vjet më parë.

Bombat u zbuluan në qytetin antik të Shangqiu, në provincën Henan. Fillimisht punëtorët gjetën vetëm disa prej tyre. Një prej tyre, duke folur për Dahe Daily tregoi se kolegu i tij kishte menduar se një prej bombave që kishin gjetur ishte tullë, për këtë arsye u nis ta merrte me vete.

Por kur dalluan që ishin prej hekuri, nisën të dyshonin.

“Atëherë menduam mos ishte bombë

“, tregoi punëtori më tej. Në këtë pikë ata njoftuan policinë. Oficerët vendosën perimetrin e sigurisë dhe të hënën pasdite, autoritetet arritën të nxirrnin më shumë se 3 mijë bomba.

/tvklan.al