Mumia egjiptiane që u gjet e mbuluar me një fashë që mbante të gdhendur portretin e një gruaje, në fakt nuk ishte siç pritej. Vajza e varrosur ishte vetëm pesë vjeç kur ndërroi jetë.

Tashmë, falë skanerit të ri me rreze X janë bërë zbulime të rëndësishme lidhur me këtë gjetje. Konfirmimi i moshës erdhi nga dhëmbët dhe femuri. Trupi nuk kishte fraktura apo goditje që të mund të përcaktonin shkakun e vdekjes.

Por çfarë habiti këdo ishte objekti misterioz i pozicionuar në abdomenin e fëmijës. Fakti që kishte portret gruaje të mbështjellë rreth saj, nënkupton që i përkiste periudhës kur Perandoria Romake pushtoi Egjiptin.

Ky objekt që u gjet kishte përbërje kalciti dhe vendosej në bark kur trupi dëmtohej gjatë mbështjelljes dhe besohej se ajo do t’i mbronte në jetën e përtejme./tvklan.al