Efekti Mona Lisa ekziston, por jo tek Xhokonda. Miti i shikimit manjetik që të jep përshtypjen se ndjek me sy këdo përqark, është analizuar nga kërkuesit e Universiteti Gjerman të Bielefeld dhe studimi është publikuar në revistën shkencore I-Perception.

Ajo që në fakt në nivel shkencor njihet si ‘efekti Mona Lisa’, në nder të kryeveprës së gjeniut Leonardo Da Vinçi, çuditërisht nuk verifikohet plotësisht tek vepra e artit që zbukuron muzeun e Louvrit. Sipas studiuesve, është e vërtetë që ekziston ndjesia që je i vrojtuar në ato piktura ku protagonisti shikon drejt, pra me një kënd 0 gradë.

Por janë bërë eksperimente dhe analizuar të gjitha këndvështrimet dhe tek Mona Lisa nuk është verifikuar ky efekt dhe pas 2 mijë vlerësimesh, është arritur në konkluzionin se shikimi i saj nuk është i drejtë, por i drejtuar në krah të djathtë. Megjithatë studiuesit specifikojnë se efekti ekziston, por jo tek Xhokonda e famshme.

Klan Plus