Roma antike ishte djepi i etnive të ndryshme. Që nga origjina ka qenë një udhëkryq civilizimesh, me etni iraniane, ukrainase, turke etj. Pra, në substancë, ishte e përbërë nga emigrantët, njësoj si New York i sotëm.

Është kryer një studim i larmishëm me një grup kërkuesish ndërkombëtarë të specializimeve të ndryshme, arkeologë, genetistë, biologë, historianë dhe rezultati është publikuar në revistën prestigjioze Shkenca, që i ka dedikuar edhe kopertinën.

Rezulton se kryeqyteti i një prej perandorive më të lavdishme e të pushtetshme të historisë së njerëzimit, ishte një përzierje kulturash. Rreth 8000 vjet më parë, zona ku lindi qyteti i pavdekshëm banohej nga popullsi gjahtarësh, më pas cikli i parë migrues u pasurua me bujq nga Lindja e Mesme, turq dhe iranianë, ndërsa në periudhën nga 5000-3000 vjet më parë, analizat genetike tregojnë për mbërritjen e popullsisë nga stepa ukrainase.

Studiuesit thonë se në kohën e shkëlqimit Roma priti në gjirin e saj banorë nga të gjitha territoret e pushtuara, kryesisht vendet mesdhetare, orienti, Afrika e Veriut, Evropa Veriore, duke ndryshuar në rrjedhën e mijë vjeçarëve genetikën e një ndër qyteteve më të mëdha të botës antike.

Dhe migrimet e fundit të mëdha, duke nisur rreth vitit 410 të erës sonë, kanë qenë ato nga Evropa Qendrore, që u bënë vendimtare dhe duke ulur nivelin e influencës orientale në kryeqytetin madhështor.

Klan Plus