Vezët kanë qenë një element kryesor dietik që nga kohërat e lashta dhe ka plot arsye që ju duhet t’i përfshini në dietën tuaj. Ato janë një burim i madh i proteinave, kalciumit dhe disa vitaminave dhe lëndëve ushqyesve. Më poshtë janë të rënditura disa nga përfitimet e përfshirjes së vezëve në dietën tuaj.

Truri juaj është nën mbrojtjen e kolinës

Fosfolipidet, të cilat sigurojnë komunikimin normal të qelizave të trurit, përbëhen nga kolina. Është vërtetuar klinikisht se kjo vitaminë e veçantë është materiali më i rëndësishëm ndërtues i trurit. Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese. Mungesa e kolinës çon në uljen e kujtesës.

Shikimi mbrohet falë luteinës

Një studim i ri ka treguar se vezët e pulës janë të pasura me luteinë. Kjo substancë është përgjegjëse për shikimin e qartë dhe të mprehtë. Me mungesën e tij, indet e syve mund të shkatërrohen dhe shikimi përkeqësohet në mënyrë të pakthyeshme.

Vitamina D ndihmon në thithjen e kalciumit

Nëse një person është i detyruar të zgjedhje mes pirjes së një lugë vaj peshku dhe ngrënies së një vezë të zier, është e qartë që shumica do të preferojë këtë të fundit. Sidomos nëse zbulojnë se përmbajtja e vitaminës D është e njëjtë në të dy rastet. Për më tepër, shkencëtarët gjetën një mënyrë për të rritur sasinë e përmbajtjes së vitaminës D në vezë duke ushqyer pulat me suplemente speciale.

Vitamina B mbron lëkurën, flokët dhe mëlçinë

Biotina, vitamina B12 dhe proteinat ushqyese të tretshme kontribuojnë në forcimin e flokëve dhe lëkurës. Fosfolipidet që përmbajnë vezët e pulës nxisin eliminimin e toksinave nga mëlçia.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet

Pavarësisht mendimeve të mëparshme, studimi i ri ka treguar se kolesteroli nga vezët është i ekuilibruar me fosfatidet, kështu që nuk është i dëmshëm për shëndetin tonë. Ai gjithashtu pengon prodhimin e kolesterolit të keq në trup. Për më tepër, vezët përmbajnë acide omega-3 të cilat ulin nivelet e triglicerideve, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ju filloni të humbni peshë

Shkencëtarët amerikanë arritën në përfundimin se nëse kombinoni një dietë me pak kalori me konsumin e vezëve të pulës për mëngjes, ju humbni peshë dy herë më shpejt. Një mëngjes i tillë ju ngop për një kohë të gjatë.

Ul rrezikun e kancerit

Kolina, e cila është aq e nevojshme për trurin, zvogëlon gjithashtu rrezikun e kancerit. Sipas rezultateve të një studimi, gratë që kanë përfshirë vezë në dietën e tyre që kur kanë qenë adoleshente, kishin 18% më pak rrezik për tu prekur nga kanceri i gjirit.

E dobishme kur planifikoni fëmijë

Vitaminat B gjithashtu marrin pjesë në formimin e hormoneve seksuale. Vitamina B9 që ndryshe quhet edhe acid folik ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe tubit nervor të fetusit dhe zvogëlohet rreziku i vonesës mendore të një fëmije. Kjo është arsyeja pse vitamina B9 është aq e nevojshme për gratë gjatë planifikimit të shtatzënisë. 1 vezë pule përmban 7.0 mcg të vitaminës.

Procesi i plakjes ngadalësohet

Kjo është e dukshme nga hulumtimi i kryer nga shkencëtarët Hollandezë. Në 87% të grave nga 35 në 40 vjeç të cilat kanë përfshirë vezën në dietën e tyre, njollat ​​e moshës i janë zhdukur dhe lëkura e tyre është më e freskët. Tek burrat, rrudhat rreth syve janë zbutur dukshëm. /tvklan.al