Zbulimi i rrallë gjatë gërmimeve

Posta

Zbulimi i rrallë gjatë gërmimeve

08:26 22/10/2019

Kjo perlë është 8,000 vjeçare. Arkeologët thonë se është më e lashta në botë. Ajo u gjet gjatë gërmimeve në ishullin Marawah të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe daton në vitet 5800-5600 para Krishtit.

E quajtur “Perla e Abu Dhabit”, ajo do të ekspozohet për herë të parë në ekspozitën “10,000 years of Luxury” më 30 Tetor në muzeun e famshëm Louvre në Abu Dhabi.

Kreu i Departamentit të Kulturës dhe Turizmit u shpreh se zbulimi i saj tregon qartë se toka e vendit të tyre ka pasuri të pafundme. Ekspertët e Emirateve të Bashkuara Arabe besojnë se perlat shkëmbeheshin me qeramikë dhe mallrat të tjera me tregtarë nga Mesopotamia-Iraku i lashtë.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi