Zbulohen tre liqene të tjerë në planetin Mars. Ndodhen në një thellësi brenda 5 kilometrave, pra nuk janë në sipërfaqe dhe kjo është arritur të zbulohet falë radarëve nënsipërfaqësorë të sondës Esa Mars Express.

Grupi kërkimor ishte në studim dhe konfirmim të liqenit të parë të dalluar në Mars para dy vitesh në polin jugor, që ndodhet 1.5 km në thellësi. Zbulimi i parë u publikua në revistën ndërkombëtare Shkencë, dhe tashmë pranë liqenit rreth 20 km të gjerë, janë zbuluar edhe 3 të tjerë më të vegjël, por ende nuk dihet nëse janë të lidhur mes tyre.

Kjo punë kërkimore është publikuar tashmë ne revistën Nature Astronomy, dhe konfirmon që akujt polarë marsianë janë formacione gjeologjike shumë komplekse. Mendohet se janë të mbushur me ujë, por me një nivel tejet të lartë më kripëra, gjë që kimikisht pengon ngurtësimin e ujit, pavarësisht temperaturave ekstremisht të ulëta.

Sipas studiuesve, çdo lloj procesi i krijimit të ujit nën akullnajat polarë të Marsit mund të shpjegohet vetëm me një përbërje të tillë të pasur me kripëra. Megjithatë studimi vijon për të hedhur më shumë dritë, pasi prania e ujit në gjendje të lengët nën siperfaqe mund të fshehë më shumë mundësi prani të formave të jetës.

Klan Plus