Sëmundja e Alzajmerit mund të zbulohet para se të shfaqen simptomat. Studiesit amerikanë testuan metodën në 373 persona, duke përfshirë njerëz të shëndetshëm, ata me humbje kujtese dhe njerëz të diagnostikuar me këtë sëmundje.

Dr. Doug Brown, ekspert për sëmundjen e Alzajmerit tha për Daily Mail se kjo analizë e thjeshtë gjaku është një test i shpejtë dhe i lirë në kosto,  që arrin të zbulojë  nivelin e proteinave të quajtura amloin beta të dëmshme për trurin e njeriut.

Testi është konsideruar deri tani si një zbulim gjenial që i jep mundësi njeriut ta eliminojë sëmundjen që në fillesat e saj.

Analiza e gjakut mund të kryhet nga kushdo që ka të afërm që vuajnë nga kjo sëmundje, apo ka dhe dyshimin më të vogël se mund të jetë në fillesat e simptomave të saj.

Nëse kapet në një fazë kaq të hershme, është plotësisht e kurueshme.

Klan Plus