Shkrirja e akujve mund ta rrisë nivelin e detit me 38 centimetra deri në vitin 2100. Është ky paralajmërimi i fundit i NASA-s pas një studimi të më shumë se 60 ekspertëve, të cilët vlerësuan se sa impakt do të ketë shkrirja e akujve në Tokë në nivelin e detit.

Rezultatet tregojnë se nëse emetimet e gazit rriten, akujt në Greenland dhe Antarktikë mund të kontribuojnë në kalimin e 38 centimetrave.

“Një prej paqartësive më të mëdha është kur vjen puna se sa shumë do të kontribuojnë shkrirja e akujve në rritjen e nivelit të detit. Kjo gjë varet nga klima”, tha Sophie Nowicki, një shkencëtare në Universitetin e Buffalo-s.

Ekspertët analizuan shkrirjen e dy copave të mëdha të akullit në Greenland, njëra shkaktuar prej emetimeve të larta të gazit dhe një prej lëshimeve më të vogla.

U zbulua se akujt që u shkrinë për shkak të lëshimit të lartë të gazeve në hapësirë mund ta rrisnin deri në 9 centimetra nivelin e detit. Për rastin tjetër rritje e nivelit shkonte deri në 3 centimetra./tvklan.al