Shkencëtarët: Kanë ujë të lëngshëm dhe ngrohtësi për zhvillim jete

Jashtë sistemit tonë diellor gjendet një grup planetësh të banueshëm. Sipas shkencëtareve kanë të gjitha karakteristikat e favorshme për të patur jetë, madje edhe më tepër se karakteristikat e Tokës sonë. Janë rreth 20 të tillë dhe ndodhen rreth 100 vjet dritë larg nesh.

Gjithashtu pozicionimi i tyre rreth yllit të vet është i tillë që konsiderohet brenda zonës së banueshme, pra që uji, mund të jetë në gjendje të lëngshme. R

ezulton se janë pak më të lashtë se Toka, më të mëdhenj dhe lehtësisht me të lagësht e më të nxehtë, që do të thotë se mundësitë për jetë janë akoma me të larta.

Studimi në fjalë është kryer nga Universiteti Teknik i Berlinit, studiuesit të të cilit kanë vëzhguar 4500 planetë jashtë sistemit diellor që njihen deri më sot.

Ky grup planetësh kanë një yll që ka avantazhin të jetë më afatgjatë se Dielli ynë, rreth 70 miliardë vjet. Sipas grupit të kërkuesve, eksplorimet e së ardhmes duhen përqendruar pikërisht mbi planetet që kanë të gjitha karakteristikat për të qenë të banueshëm, madje edhe më të përshtatshëm se planeti ynë për format e jetës.

Klan Plus