ChristCarryingHiscrossc.1827Tre imazhe të rralla që i përkasin “periudhës së gjenezës së fotografisë”, në fillim të shekullit të 19 -të, ekspozohen në Britani.

Ky eveniment përkon me 250 -vjetorin e lindjes, më 7 Mars 1765, të francezit Joseph Nicéphore Niépce, të cilit i është atribuuar shpikja e fotografisë. Këto foto të rralla paraqesin: Krishtin duke mbajtur kryqin, portretin e kardinalit D’Ambroz dhe një peisazh.

Mendohet se ato i përkasin vitit 1827. Edhe pse imazhet nuk janë marrë nga natyra, por janë gravura të tre pikturave ekzistuese, ato teknikisht konsiderohen si ndër fotot e para, sepse është përdorur drita gjatë procesit.

Niépce i quante imazhet “heliografe”, ose “vizatime me diell”. Ai kishte udhëtuar nga Franca për në Britani në këtë periudhë, për t’ia paraqitur punët mbretit George IV. Takimi mes tyre nuk u realizua asnjë herë.

Niépce bashkëpunoi më shumë se 6 vjet, deri sa vdiq në 1833, me Louis Daguerre. Ky bashkëpunim rezultoi me shpikjen e aparatit të parë fotografik, që mori emrin e këtij të fundit, dhe puna e tij u eklipsuan për këtë arsye. Aktualisht ekzistojnë në botë vetëm 16 heliografe, shumica në koleksione private.

Tv Klan