Varianti i ri i Covid mbërrin edhe në Kosovë



Varianti i ri i Covid mbërrin edhe në Kosovë

16:08 29/01/2021

MSH: Identifikohen 3 raste, nuk ka vend për panik

Janë konfirmuar 3 raste me variantin e ri të Covid-19 në Kosovë. 30 mostra ishin dërguar ditë më parë në Berlin për tu konfirmuar pozitive 3 prej tyre. Kosova së shpejti do të funksionalizojë edhe aparaturën për testimet e këtyre rasteve.

“Jemi kompletuar me aparatura për variantin e ri të cilat tani jemi në prova dhe bashkë me përfaqësuesit e laboratorit gjerman do t’i funksionalizojmë, pasi janë shumë të ndjeshme”, tha kreu i IKSHP, Naser Ramadani.

Megjithatë Ramadani tha se e kanë nën kontroll situatën. Aktualisht në Kosovë me Covid-19 janë 6 211 raste aktive.

Tv Klan







Të ngjashme