Zbulohen 30 mumje të lashta

Posta

Zbulohen 30 mumje të lashta

22:40 20/10/2019

I përkasin dinastisë faraonike të 22-të

Më i madh i këtij shekulli konsiderohet zbulimi i këtyre 30 mumjeve në Egjipt, të ruajtura në një gjendje shumë të mirë.

Zbulimi u bë në një grumbull varrezash të lashta në qytetin e Luksorit. Mumjet e lashta 3-mijë vjeçare ishin të mbyllura mirë në arkivole të drunjta me forma njerëzish, karakteristikë e periudhës së faraonëve egjiptianë.

Mes trupave gjenden ato të disa priftërinjve, por ka edhe trupa femrash dhe fëmijësh. Sipas arkeologëve, ata i përkasin shekullit të X Para Krishtit, periudhë që i përket dinastisë faraonike të 22-të.

Ato do të ekspozohen vitin tjetër në një muze pranë Piramidave të Gizës. Me zbulimet e fundit, Egjipti po përpiqet të rigjallërojë turizmin e goditur rëndë nga destabiliteti politik që prej revoltave të vitit 2011, që rrëzuan nga pushteti Hosni Mubarakun.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi