Një 29-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Vlorës, pasi nuk deklaroi në doganë paratë që posedonte cash.

I riu me iniciale E.P. kishte fshehur brenda makinës së tij me targa gjermane shumën e parave prej 57 mijë Eurosh. Paratë, që ishin mbështjellë në dy pako, u zbuluan gjatë kontrollit të mjetit në Portin e Vlorës.

I riu nuk kishte deklaruar në kufi shumën e parave, e për këtë arsye u shoqërua në komisariat dhe më pas u la i lirë. Ai është proceduar penalisht për veprën penale “mosdeklarim i të hollave në kufi”. /tvklan.al