Dy vëllezër në fshatin Mënik Ndroq në Tiranë janë arrestuar nga policia gjatë aksionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në pranga kanë rënë M.G. 17 vjeç dhe T.G. 35 vjeç. Në kërkim është vëllai i tyre, E.G. 37 vjeç.

Uniformat blu kishin marrë informacione se tre vëllezërit po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik.

Në pyllin e fshatit policia zbuloi 60 fidanë kanabis të cilat u shkatërruan. Ndërkohë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ndroq, S.B. 61 vjeç për veprën penale moskallëzim krim. /tvklan.al