Agjencia e lajmeve “Associated Press” lajmëroi ekzistencën e 72 varreve masive në Siri dhe Irak, të krijuara nga Shteti Islamik.

Të dhënat janë fryt i kërkimeve të njëpasnjëshme dhe intervistave ekskluzive të prestigjiozes amerikane, që njofton se materiale të tjera do të dalin në dritë në të ardhmen.

Të paktën 17 varre masive janë filmuar vetëm në Siri, me disa qindra trupa brenda tyre. Ndërsa në Irak, autoritetet vendase nuk arrijnë të japin një shifër të përafërt për numrin e viktimave në 16 varre të tjera.

Sipas Asociated Press, në total numri i personave të varrosur dyshohet se është rreth 15 mijë. Mediat e huaja njoftojnë se në malet e Sinjarit, në kufirin mes Irakut dhe Sirisë, toka është e mbushur me varre masive, me një numër të pallogaritshëm viktimash brenda tyre. /TV KLAN