Kompania turke e produksionit “Ay Yapim”, me të cilën Tv Klan ka një histori të gjatë bashkëpunimi, ka nisur xhirimet e një tjetër superseriali.

“Çarpışma”, ose “Përplasja” do të nisë transmetimin premierë në Turqi në muajin Nëntor.

Ditën e enjte, “Ay Yapim” bëri të ditur për publikun edhe aktorët që do të luajnë në rolet kryesore.

Partnerja e Kivanç Tatlitug do të jetë Elcin Sangu. Pjesë e kastit të shkëlqyer të aktorëve do të jenë edhe Alperen Duymaz, Melisa Asli Pamuk dhe Erkan Can.

   

Të gjithë këta, emra të njohur për publikun shqiptar pasi mes të tjerash kanë interpretuar në seriale si “Kurt Sejiti dhe Sura”, “Diamante dhe Dashuri” dhe “Çukur”. /tvklan.al