

Zbulohen aktorët kryesorë të sezonit të ri
Ertugrul pasohet nga i biri, Osmani
Me përfundimin e “Ertugrul”, këtë vjeshtë seriali më i ndjekur historik në Turqi, vazhdon me të birin, Osmanin.

Pak muaj më parë, kompania e produksionit njoftoi se në rolin kryesor, atë të Osmanit, do të luajë aktori i mirënjohur turk, Burak Ozcivit. Ndërsa ATV, stacioni televiziv ku do të transmetohet tashmë sezoni i ri, njofton se Ozcivit do të ketë në krah aktoren Aslihan Karalar.

Karalar, e cila përdor në mënyrë aktive rrjetet sociale, ka lindur në vitin 1999. Ajo mësohet se ka nisur të marrë leksione historie, kalërimi dhe për përdorimin e shpatës.
20-vjeçarja do të luajë rolin e Malhun Hatun, e cila është vajza e një dijetari, por që do të bjerë në dashuri me Osmanin.
Ditët në vazhdim priten të zbulohen edhe aktorët e tjerë në role kryesore që do të na shoqërojnë gjatë serialit “Dirilis Osman”./tvklan.al
