Disa punëtorë të cilët po merreshin me zëvendësimin e shkallëve të një kishe historike në Derby të Britanisë, shtangën kur gjetën 2 dhoma sekrete, brenda së cilave gjendeshin 9 arkivolë të shekullit të 18 dhe ku ishin vendosur anëtarë të një familjeje të pasur.

Arkivolet, sipas asaj që shkruan DailyMail, u gjetën nën kishën St Helen në Etwall, pasi punëtorët dalluan se baza e shkallëve që po zëvendësonin në themelet e kishës kishte lëvizur.

Kur lëvizën disa tulla, ata panë harqet e një dhomë sekrete, që ndodhej 6 metra poshtë.

Zyrtarë të kishës thanë se arkivolet mbanin trupat e familjes Cotton, që kishte në pronësi Etwall Hall në shekullin e 18 dhe 19.

Në një prej arkivoleve ndodhej Joseph Green, i cili lindi në 1737-n dhe vdiq në 1810. Ai ishte martuar me një prej trashëgimtareve të Cotton, Elizabeth Cotton. Ndërsa të tjerët dyshohet se janë prindërit e Elizabeth Cotton, ose disa prej fëmijëve të saj.

Tashmë kisha shpreson që të vendosë kontakte me pasardhësit e familjes Cotton, për të zbuluar më shumë për lidhjet e tyre në zonë./tvklan.al