paris

Autoritetet belge janë thuajse të sigurt se kanë zbuluar fytyrat e dy të dyshuarve që drejtuan sulmet në Paris nga Brukseli, nëntorin e vitit të kaluar.

Sipas gazetës belge në gjuhën franceze “Le Libre Belgique”, identitetet e tyre ne disa dokumenta false që ata mbanin janë Samir Buzid dhe Sufiani Kajal.

Emrat e vërtetë, kombësia dhe vendndodhja mbeten të panjohura.

Gazeta citon një burim pranë hetuesve, sipas të cilit, në fillim të dhjetorit dy të dyshuarit, u shpallën si të kërkuar.

Në Francë, gazeta “Le Mondë” raportoi se tre celulë terroristësh ishin koordinuar në kohë reale nga Brukseli. Sipas prestigjoze franceze, të paktën një person në Belgjikë ka udhëhequr sulmet terroristet, gjatë të cilave humbën jetën 130 persona dhe u plagosën 350 të tjerë. Për “Le Libre Belgique” tani janë dy. Të dyshuarit besohet se janë më të mëdhenj në moshë se udhëheqësi i celulës, Abdelhamid Abaud dhe kanë shoqëruar në muajin shtator, Salah Abdeslam, të dyshuarin e shpallur në kërkim në kufirin mes Austrisë dhe Hungarisë.

Sipas gazetës belge, më 17 nëntor ata i transferuan 750 euro në llogarinë bankare, Hasna Ait Bulahcen, kushërirës së Abaudit përmes bankës “Western Union”. Një ditë më Bulahcen dhe Abaud u vranë gjatë operacionit të policisë franceze, në Seint Deniz në periferi të Parisit.

Tv Klan