Zbulohen bakteret restaurues të veprave të artit, të cilat janë në gjendje të luftojnë mikroorganizmat e dëmshme që kolonizojnë dhe degradojnë pikturat antike. Rezultatet e studimet janë publikuar në revistën shkencore “Plos One” dhe janë kryer nga kërkuesit e Universitetit të Ferrarës në Itali.

Ekseperimenti ka rezultuar deri tani i suksesshëm në luftën biologjike kundër mikrobeve si baktere e myshqe, që kishin pushtuar veprën e Carlo Bononi “Kurorëzimi i Virgjëreshës”, realizuar në vitet 1600.

Paraprakisht është realizuar një kërkim për zbulimin dhe identifikimin e të gjithë mikroorganzimave të pranishëm në 4mm katror të kësaj pikture, duke arritur të krijohet një hartë e qartë.

Bakteret ushqeheshin me disa pigmente të kuqe dhe të verdha duke degraduar kështu pikturën e realizuar në vaj. Ndaj kanë krijuar një përbërje biologjike me aksion pastrues kundër këtyre baktereve, duke përdorur sporet e tre lloje bakteresh të tjera.

Testet kanë rezultuar të suksesshme dhe nëse kjo lëndë do arrihet të spërkatet direkt mbi pikturë për ta shpëtuar nga armiqtë mikrobikë, atëherë kjo do të ishte një ndër arritjet më të mëdha në fushën e restaurimit të veprave të artit.

Klan Plus