Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Adriatik Tresës në Ekuador

17:30 22/11/2020

45-vjeçari me orgjinë nga Tirana, policia ndalon kunatën e tij

Mediat në Ekuador vijojnë t’i japin jehonë vrasjes së 45-vjeçarit shqiptar Adriatik Tresa. Ato kanë publikuar edhe fotot pas ekzekutimit të Tresës, i cili është qëlluar me një pushkë të rëndë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autoritetet në Guayaquil theksuan sërish se shkak i ekzekutimit mafioz është trafiku i kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Sipas policisë vendase, Adriatik Tresa po hetohej si pjesë e një karteli mjaft të rrezikshëm që trafikonte drogën dhe shkak dyshojnë prishjen e pazareve.

Autoritetet kanë ndaluar edhe kunatën e Adriatik Tresës, një vajzë nga Ekuadori, pasi ka fshehur celularët dhe disa dokumente të rëndësishme, që policia në Guayaquil dyshon se kanë lidhje me kokainën.

Adriatik Tresa me orgjinë nga Tirana, jetonte prej vitesh në Guayaquil të Ekuadorit. 45-vjeçari nuk rezulton i dënuar në Shqipëri, por është pjesë e një liste shqiptarësh që jeton në Amerikën Latine dhe që shpesh janë të skeduluar si pjesë e grupeve të trafikut të kokainës.

Tresa u ekzekutua nga një skuadër policësh të rremë, të cilët u futën brenda kompleksit të rrethuar me roje, dhe që cilësohej si zona e të pasurve në Guayaquil. Sipas autoriteteve vendase, kjo ishte e vetmja formë që vrasësit mund t’i afroheshin Adriatik Tresës.

Tv Klan





Të ngjashme