Zbulohen dy planet të rinj të ngjashëm me Tokën. Ndodhen pranë sistemit diellor, vetëm 12 vjet dritë larg nesh në yjësinë e Dashit dhe janë potencialisht të banueshëm. Zbulimi është i Universitetit të Gottingen dhe është publikuar në revistën shkencore Astronomi dhe Astrologji. Dy planetët e rinj janë që pagëzuar me emrat Teegarden b dhe c, orbitojnë rreth yllit mëmë përkatësisht në 4.9 dhe 11.4 ditë.

Sipas shkencëtarëve, këto dy botë të reja, shumë të ngjashme më planetin tonë, kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ekspertëve. Madje Teergarden b, sipas studimeve të deritanishme dhe statistikave krahasuese, rezulton të jetë planeti më i ngjashëm jashtë sistemit diellor mes 4000 plantëve të zbuluar deri tani. Të dy këta trupa qiellore, kanë një largësi të tillë nga ylli që i ndriçon e që i bën të konsiderohen si të banueshëm, pasi distanca mesatare krijon kushtet për të pasur temperaturë të duhur për zhvillimin e jetës.

Klan Plus