12 deputetët që u bënë ministra kanë lënë postin si ligjvënës në Kuvendin e Kosovës. Tashmë ministrat e qeverisë së Albin Kurtit në bazë të ligjit nuk mund të mbajnë dhe postin e deputetit.

Mediat në Kosovë kanë publikuar emrat e kandidatëve që do të bëhen deputetë dhe do të zëvendësojnë vendet bosh të lëna nga ministrat.

Tashmë për zëvendësimin e tyre, Kryetari i Kuvendit do t’i bëjë kërkesë Presidenti dhe KQZ-së për të zëvendësuar vendet e lëna bosh. KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë.

Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat janë: Donika Gërvalla-Schëarz – Shqipe Isufi; Arben Vitia – Enver Haliti; Hekuran Murati – Mirsad Shkreta; Faton Peci – Gramos Agusholli; Liburn Aliu – Alban Bajrami; Arbërije Nagavci – Yllza Hoti; Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj; Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi; Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi; Fikrim Damka – Enis Kervan; Elbert Krasniqi – Fridon Lala; Emilija Redžepi – Samra Ilijazi./tvklan.al