Zbulohen eshtrat e 5 mamuthëve të “epokës së akullt”





Zbulohen eshtrat e 5 mamuthëve të “epokës së akullt”

18:20 19/12/2021

Paleontologët: U përkasin 220 mijë viteve më parë

Arkeologët dhe paleontologët janë surprizuar nga zbulimi i eshtrave të 5 mamuthëve të epokës së akullit në një gurore zhavorri pranë qytezës së Suindon në Britaninë e Madhe.

Ekspertët e kanë konsideruar këtë një zbulim të jashtëzakonshëm për më tepër që eshtrat e tyre janë ruajtur në mënyrë perfekte edhe pas gati 220 mijë vitesh. Në afërsi të tyre kanë gjetur edhe vegla prej guri të përdorur nga Neandertalët për gjuajtjen e këtyre kafshëve 10 tonëshe.

Eshtrat e gjetura u përkasin 2 mamuthëve të rritur, 2 të rinjve dhe 1 foshnje. Ekspertët e kanë konsideruar vendin një minierë të vërtetë ari pasi janë zbuluar edhe elemente të tjerë që i përkasin kohës si fara, polen lulesh, fosile bimore që sot konsiderohen të zhdukura.

Eshtra mamuthësh janë gjetur edhe në të shkuarën në Britani, por jo në gjendjen e zbulimit të fundit. Besohet se mamuthët mbërritën në Europë nga Afrika, por u zhdukën nga epoka e akullit rreth 200 mijë vjet më parë.

Tv Klan













Të ngjashme