Dy persona të maskuar morën 50 milionë Lekë të vjetra

Para se të futen brenda në postë, grabitësit pritën disa sekonda në hyrje te saj. Me dy skafandrat në kokë, ata dallohen teksa bisedojnë me njëri-tjetrin për të vëzhguar situatën para se të veprojnë.

Mbërritja e një personi tjetër, madje i ka bërë të largohen për pak momente, për t’u rikthyer sërish.

Në kthim duket se ka qenë momenti për të vepruar. Afrohen tek dera e postës dhe shkojnë marrin direkt paratë.

Siç dallohet edhe në videon e siguruar nga Televizioni Klan, njëri prej grabitësve mban në krah një çantë, aty ku ka futur edhe 50 milionë Lekë të vjetra.

Policia dyshon se autorët janë informuar nga një person tjetër që në postën private kishte sasi të madhe lekësh.

Policia ende nuk i ka identifikuar këta dy persona, ndërkohë që motori që u përdor ishte i grabitur.

Tv Klan