Shkencëtarët britanikë zbulojnë të tjera gjurmë jete në një planet mbi 1 mijë trilion kilometra larg Tokës.
Një ekip i Universitetit të Kembrixhit thotë se ka zbuluar në planetin e identifikuar si “K2 – 18b”, shenja të ekzistencës së molekulave, që në planetin tonë prodhohen nga bakteret dhe organizma të tjerë njëqelizorë. Prania e këtyre molekulave u konstatua në atmosferën e planetit, përmes këqyerjeve me teleskopin hapësinor Xhejms Ueb të NASA-s.
Për shkencëtarët, gjurmët janë domethënëse, por duhen më tepër kërkime për të vërtetuar praninë e këtyre molekulave. Kjo është hera e dytë që i njejti ekip zbulon me teleskopin hapësinor të NASA-s gjurmë molekulash, të krijuara nga mikroorganizmat. Zbulimi mbështet edhe më shumë hipotezat se planeti ynë nuk është i vetmi që mban jetë të gjallë mbi sipërfaqe.
Planeti “K2 – 18b” është gati 3 herë më i madh se Toka. Me mjetet e transportit që disponojnë njerëzit, largësia prej 124 vitesh dritë është e paarritshme në jetën e një njeriu.
Tv Klan