

Zbulohen kanabis, armë e municione luftarake
Tre persona janë arrestuar dhe kryeplaku i një fshati është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi janë gjetur drogë, armë e municione.
Në pranga kanë rënë F.Ll. 28 vjeç, A.M. 28 vjeç dhe E.M. 37 vjeç. Në fshatin Arat e Mira të Fushë-Arrëzit, në një zonë të pyllëzuar u gjetën dhe sekuestruan 13 kg kanabis, disa bimë narkotike të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municione luftarake.
Tre të dyshuarit u kapën në flagrancë në vendin ku u gjetën armët dhe droga. Ndërsa kryeplaku i këtij fshati, M.M. 61 vjeç është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre pasi nuk ka raportuar për kanabisin dhe armët e fshehura.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Pukës për veprime të metejshme. /tvklan.al