Të tjera detaje kanë dalë sa i përket rekrutimit të të rinjve shqiptarë, nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia për t’i bëjë pjesë e ISIS.  Nga hetimet e policisë së Kosovës, për imamin 36-vjeçar nga Gjilani, Zekria Qazimi, është zbuluar se ekzistonte një lidhje në tre shtete: në Shqipëri me Genc Ballën dhe në Maqedoni me Rexhep Memishin.

Hetimet për 36-vjeçarin nga Gjilani kanë treguar se ata ishin përgjegjës në rajonin e Ballkanit për rekrutimin e njerëzve të rinj, që do t’i bashkoheshin Shtetit Islamik.

E gjithë lidhje mes tyre është zbuluar nga mesazhet telefonike. Madje imami i vetëshpallur, Genc Balla ka shkuar në xhaminë “El Kuddus”, në Gjilan.

Në 3 Maj, Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë vendimin për 9 personat e akuzuar për terrorizëm. Ajo vendosi 14 vjet burg për Genci Ballën, 17 vjet burg për Gerti Pashja, 12 vjet për Fadil Muslimani, 18 vite burg për Bujar Hysa.

Zeqir Ymeri u dënua me 16 vjet burg, ndërsa Edmond Balla 13 vjet burg. Për Astrit Tola gjykata vendosi 17 vjet burg, për Verdi Mora 13 vjet burg, ndërsa vendimi për Orjon Reçi është13 vjet burg. 9 të pandehurit në këtë proces akuzohen për rekrutim të personave për kryerje të veprave terroriste, financim terrorizmi si dhe nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

/tvklan.al