Zbulohen në Uells mbetjet fosile të një ekosistemi detar që daton 462 milionë vjet, dhe ku numërohen të paktën 170 specie të ndryshme të panjohura deri më sot.

Siti i ri i gjetur në Castle Bank është ruajtur për kohë tej mase të gjatë dhe mbërrin nga një epokë që shkenca njeh, etiketuar si Ordoviciani i Mesëm, që është një periudhë që ka pasuar Cambrianin, që ka shënuar një shpërthim të jetës në Tokë.

Zbulimi është realizuar nga një grup kërkimor i Muzeut Kombëtar të Uells në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Kinës, dhe është publikuar në revistën shkenocre Nature Ecology and Evolution.

Në faunën e sapozbuluar, janë të paktën 170 lloje gjallesash të ndryshme ndër krimba, yje detare, karkaleca, guacka dhe një shumllojshmeri krijesash të zhdukura tashmë, disa prej të cilave me 5 sy.

Klan News