24,759 bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në Velipojë në fshatin Rrjoll në vendin e quajtur “Maja e Zezë”.

Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim 3 vëllezër si autorë të dyshuar të kultivimit; M. N., 30 vjeç, P. N., 36 vjeç, dhe L. N., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Rrjoll.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për elektriçistët e OSHEE T. Sh., 61 vjeç, dhe P. M., 61 vjeç për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike që ishte krijuar për këtë veprimtari kriminale. 

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/tvklan.al