Grabitësit e aeroportit të Rinasit kanë pasur informacion të detajuar për transportin e parave. Ata dinin saktësisht oraret se kur blindat me para do të mbërrinin në aeroport, ku shumat monetare të tre bankave në Shqipëri do të transportoheshin drejt Austrisë. Sikurse mëson tvklan.al, paratë e grabitura u përkasin 3 bankave të nivelit të dytë. Secila bankë i transportonte paratë me 3 autoblinda, pra në total 9 autoblinda.

Autoblindat e bankës së parë janë me targa AA 258 VG, AA 203 SS dhe AA 415 LH dhe ishin nisur në orën 12:40 dhe mbërritën në Rinas në orën 13:35.

Blindat e bankës së dytë me targa AA 742 UH, AA 857 SD dhe AA 514 LU u nisën në orën 12:35 dhe mbërritën në aeroport në orën 13:30.

Kurse autoblindat e bankës së tretë me targa AA 357 OX, AA 956 SN dhe AA 356 OX u nisën në orën 11:40 dhe mbërritën në aeroportin e Rinasit në orën 12:32.

Pas këtij momenti, kanë ndërhyrë grabitësit e maskuar dhe të armatosur rëndë duke u futur në pistën e aeroportit me një furgon të bardhë me mbishkrimin “kontrolli tatimor” dhe u larguan duke marrë miliona Euro. Gjatë arratisjes, ata u përballën me FNSH dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj. Dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një grabitës tjetër, por të gjithë janë në kërkim.

Gazetar: Spartak Koka

/tvklan.al