Funksionarët e lartë të Bashkimit Europian i presin pensione të arta. Një investigim nga Il Fatto Quotidiano rikthen në vëmendje pagat e larta të komisarëve që paguhen me paratë e taksapaguesve evropianë.

Në krye të listës është pikërisht Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i cili do të ketë një pension prej 22 mijë Eurosh në muaj, i ndjekur menjëherë nga përfaqësuesja për Politikën e Jashtme Federica Mogherini, me 20 mijë Euro.

Aktualisht paga e Juncker, sipas rregullave është 138% më e madhe  se e funksionarit më të lartë të BE, që përkon me 27 mijë Euro. Paga mbi 20 mijë Euro janë të 21 komisarëve të BE, dhe 7 zv/Presidentëve, dhe të gjitha kanë krijuar jo pak polemika në vitin e fundit.

Sipas mediave gjermane, në xhepat e taksapaguesve evropiane rëndojnë edhe ndere të tjera ndaj të gjithë funksionarëve të lartë kur mbarojnë mandatin e tyre, pasi do të vazhdojnë të paguhen edhe për 24 muaj të tjerë me 40-65% të pagës aktuale, përtej pensionit të përfituar pasi të kenë mbushur 63 vjeç.

Pas denoncimit të skandalit të pagave marramendëse, mediat e huaja bëjnë të ditur se kjo gjë justifikohet me evitimin e konflikteve të interesit dhe mbajtjen nën kontroll të pavarësisë vendimmarrëse.

Klan Plus