Një rast i kultivimit të parcelave me kanabis është goditur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Policia ka arrestuar kryeplaku i fshatit, T.C. 25 vjeç dhe një 35-vjeçar me iniciale O.Ç.

Në ambietin përreth banesës së këtij të fundit u zbuluan fidanë kanabisi. 35-vjeçari akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa kryeplaku për shpërdorim detyre. /tvklan.al