Messi përplaset me drejtorin sportiv

Një situatë e nderë në kampin e Barcelonës, ku si asnjëherë tjetër, është përfshirë edhe Lionel Messi. Kapiteni ka dalë kundër drejtorit sportiv Eric Abidal. Argjentinasit nuk i ka pëlqyer deklarata e zyrtarit të klubit i cili tha në një intervistë që pas El Clasicos disa nga lojtarët nuk punuan fort nën drejtimin e teknikut Ernesto Valverde.

Më pas Messi komentoi se secili duhet të mbajë përgjegjësi për punën e tij dhe vendimet e veta. Në pjesën e menaxhimit, drejtuesit duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre, mbi të gjitha për veprimet që marrin.

Ky reagim i Messit bëri xhiron e botës dhe menjëherë sot Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, thirri drejtorin sportiv Eric Abidal në një takim. Bartomeu ishte jashtë vendit për çështje personale, por stuhia që shpërtheu papritur detyroi që të anulojë të gjitha angazhimet e tij dhe të kthehet menjëherë në Barcelonë për të folur ballë për ballë me Abidal.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, sulmi i drejtpërdrejtë dhe publik i Messit e ka dobësuar shumë pozitën e ekzekutivit francez Abidal, i cili edhe mund të shkarkohet. Nga ana tjetër aludohet se përfshirja e Messit në debate me zyrtarët si asnjëherë më parë mund të jetë një lëvizje e tij për t’u larguar nga Barcelona.

Tv Klan