Katër predha anti-tank dhe një granatë dore mësymëse janë zbuluar në një ndërtesë të braktisur në lagjen “Dobraç” të Shkodrës. Në vendngjarje shkuan strukturat e posaçme të batalionit të Xhenios të Forcave të Armatosura, të cilat bënë të mundur largimin e këtyre predhave. Municionet u gjetën në një magazinë të braktisur që dikur ka shërbyer si “Instituti i misrit”. Alarmin e dha vetë pronari i objektit, i cili konstatoi predhat anti-tank kur po pastronte ambientet e godinës.

Për shkak të llojit të tyre, Ministria e Mbrojtjes thotë se municionet e gjetura në magazinë dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997. Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionit të Xhenios.

/tvklan.al