Çojnë në riparimin e fijeve nervore të dëmtuara

Është zbuluar një grup i ri qelizash imunitare që janë të specializuara në riparimin e fibrave nervore të dëmtuara nga sëmundjet neurologjike. Zbulimi është rezultat i punës kërkimore të universitetit të Michigan dhe Ohio dhe është publikuar në revistën Nature.

Ky grup qelizash është zbuluar tek kaviet e laboratorit dhe është vërejtur që janë si një lloj qelizash të bardha që luftojnë infeksionet dhe tek kaviet kanë riparuar dëmet në nervin optik dhe në shtyllën kurrizore.

Sipas koordinatorit të studimit Benjamin Segal, këto qeliza imunitare prodhojnë faktorë të rritjes që përmirësojnë mbijetesën e neuroneve të dëmtuara nga lëndime apo traumat që ka pësuar sistemi nervor qendror.

Këto qeliza janë në gjendje të riparojnë fijet e gjata të qelizave nervore, në të cilat udhëtojnë sinjalet elektrike.

Hapi tjetër i studimit do të jetë vëzhgimi i këtij grupi qelizash edhe tek njeriu.

Klan Plus