Gene Hackman dhe bashkëshortja e tij Batsy Arakawa humbën jetën nga shkaqe natyrale. Në këtë përfundim ka arritur hetimi mjekësor, që kreu analizat në trupat e tyre, të cilët u gjetën të pajetë të Mërkurën e 26 Shkurtit në banesën e tyre Santa Fe të Nju Meksikos.
Rezultatet e hetimeve tregojnë se fillimisht kishte ndërruar jetë më 11 shkurt, bashkëshortja 65-vjeçare e aktorit të famshëm. Shkak sipas mjekëve, ajo vuante nga një infeksion në mushkëri i shkaktuar nga hantavirusi, një virus që prek njerëzit që bien në kontakt me brejtësit.
95-vjeçari rezulton të ketë ndërruar jetë 7 ditë më vonë më 18 shkurt nga problemet me arteriet koronare, të cilat i ishin dëmtuar pasi artisti vuante nga Alzhajmeri në nivele të përparuara. Fituesi i çmimit Oskar po ashtu vuante edhe nga tensioni i lartë dhe për shkak të Alzhajmerit, por edhe mungesës së kujdesit nga bashkëshortja nuk mundi të mbijetojë gjatë.
Mbetet duke u verifikuar shkaku i vdekjes së qenit të çiftit, i cili nuk rezulton të ketë rënë në kontakt me minjtë. Trupat e të dyve u gjetën të pajetë në ambiente të ndryshme të shtëpisë, ndërsa pranë Arakawas u gjetën edhe disa ilaçe për kurimin e tiroides dhe qetësues dhimbjesh.
Tv Klan