Shkencëtarët  bëjnë thirrje për vaksinim masiv pasi mutacionet po i japin koronavirusit gjithnjë e më shumë përparësi

Shkencëtarët kanë identifikuar shtatë variante të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara.

Të shtatë variantet përmbajnë një mutacion të ngjashëm dhe u zbuluan se ishin shfaqur që në korrik të vitit 2020. Shkencëtarët kanë bërë të ditur se me kalimin e kohës do të bëhen më dominuese.

Këto variante shtohen në listën e varianteve të reja që gjenden tani në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Shkencëtarët gjithashtu kanë identifikuar variante që u shfaqën për herë të parë në San Francisko, Kaliforninë Jugore dhe Midëest.

Studiuesit janë përpjekur që të mos ngjallin panik tek njerzit duke emëruar shtatë variante të identifikuara rishtas me emra zogjsh, si Robin dhe Pelikan, ngjashëm me mënyrën e emërtimit të stuhive.

Sipas The Guardian testet laboratorike dhe studimet epidemiologjike do të nevojiten për të konfirmuar nëse variantet e reja janë më ngjitëse, më të rrezikshme ose nëse ato ndikojnë në vaksinë.

Amesh A. Adalja, studiues i vjetër në Johns Hopkins Center ka bërë të ditur se fakti që tani po krijohen gjithnjë e më shumë mutacione në pjesë të ndryshme të vendit mund të nënkuptojë që mutacioni i jep virusit një lloj përparësie. Adalja i ka bërë thirrje autoriteteve që të bëjnë vaksinim masiv të popullësisë pasi variante të reja mund të prodhohen në çdo kohë.

Klan News