Edhe pse jemi ende disa muaj larg prezantimit të modelit të radhës nga iPhone, pamjet e para të skicave kanë filluar të qarkullojnë në internet për t’i dhënë adhuruesve të Apple një parashikim të asaj që pritet të dalë në treg.

Një telefon i gjithi prej xhami flitet se do të jetë produkti i ri, iPhone 14 i cili do të jetë i përthyer në cepa duke i dhënë formë të njëtrajtshme nga të gjitha anët.

Me një koncept si “mbështjellëse” iPhone 14 duke përdorur xhamin e përthyer do të ofrojë një ekran më të madh pa ndryshuar përmasat e telefonit.

Nga konceptet e para flitet se i gjithë telefoni do të jetë si një ekran i vetëm, pra ju në të njëjtën kohë mund të prekni çdo cep të telefonit dhe ta përdorni atë për disa funksione.

Në të njëjtën kohë përballë ju mund ta përdorni telefonin për të hapur aplikacione, të mbani shënime, ndërsa nga ana tjetër (nga pas) mund të jeni duke folur në telefon pa e bllokuar ekranin tuaj.

Kjo patentë tani është e regjistruar si markë në Amerikë nga Apple në 16 Nëntor dhe të gjitha specifikimet deri në detajet më të vogla si butonat apo edhe modelet e reja të orës Apple Watch apo kompjuterave Mac prej xhami janë bërë publike.

Telefoni do të duket sikur është një copë qelqi i vetëm, por mund të përdoren disa ekrane për të krijuar këtë koncept.

Edhe pse i gjithi prej xhami do të duhet një portë karikimi dhe një vend për bokset e telefonit, mikrofonin etj.

Nuk është specifikuar ende nëse patenta e regjistruar nga Apple do të përdoret në një produkt të kompanisë, pra nuk duhet të emocionohemi shumë për iPhone 14 prej xhami. Por prej disa vitesh është folur për një telefon të gjithin prej qelqi.

Apple pritet të nxjerrë në treg iPhone 14 gjatë muajit Shtator 2022 me shpresë që ky model do të jetë i pari prej xhami. /tvklan.al