Policia ka vijuar me kontrollet në Kurbin në kuadër të operacionit “Imazhi” ku ka zbuluar të tjera parcela me bimë kanabisi.

Konkretisht janë zbuluar 615 bimë narkotike të cilat janë asgjësuar me djegie. Në lidhje me këtë rast, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 5 persona si autorë të dyshuar kultivimit.

Në kërkim janë I. A. 35 vjeç, S. A. 25 vjeç, K. S. 26 vjeç, K. S. 22 vjeç dhe L. H. 48 vjeç, banues në fshatrat Gerrnac dhe Vinjollë, njësia administrative Milot,.

Ndërsa janë proceduar penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit Gerrnac I.B. 51 vjeç dhe inspektori i pyjeve të zonës, M.Gj. 37 vjeç.

Gjatë 15 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total, nëpërmjet djegies, 18,366 fidanë dhe bimë kanabis, u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. /tvklan.al