“Ndodhem në fshatin Shënmëri, të Shëngjergjit, ku deri më tani janë zbuluar 5 varre, ndërsa potenciali arkeologjik tregon se edhe më shumë mund të dalin në dritë më vazhdimin e gërmimeve, që i përkasin periudhës së arbrit, ndërsa të tjerë shtrihen më gjatë në kohë, në antikitet”.

Në varret shekullore u gjetën edhe bizhu dhe objekte të tjera në qargjen, bronz dhe hekur, që tregojnë më shumë për ceremoninë mortore që shoqëronte jetesën e fiseve të atëhershme.

“Ky është varri që doli në dritë nga gërmimet që po bëheshin në këtë kodër për nxjerrjen e inerteve, e që i përket shekullit të 3 para Krishtit, ndërsa pak më tutje është formacioni i një tjetër varri që është bërë gjatë periudhës së arbrit”.

Po çfarë e bën këtë gërmim kaq të rëndësishëm? Për arkeologun Maringlen Meshini, ky është varri i parë me të tilla tipare të periudhës së arbrit që gjendet në Tiranë.

Gërmimi do të vazhdojë edhe më tej në të gjithë sipërfaqen e kësaj kodre, pasi me gjetjet që pritet të dalin do të hidhet më shumë dritë për mënyrën e jetës të asaj kohe.

Tv Klan