Zbulohet 1 ton kanabis në Greqi, dyshohet se i përket grupit shqiptar

Zbulohet 1 ton kanabis në Greqi, dyshohet se i përket grupit shqiptar

22:03 30/09/2019

Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë prej 1 ton kanabis të fshehur brenda një shpelle në zonën e Sporades. Dyshohet se droga i përket një grupi shqiptar. Autoritetet besojnë se ngarkesa ka lidhje me ndjekjen në det të dy skafeve disa ditë më parë në brigjet mes Greqisë dhe Turqisë.

Njëri nga skafet me dy shqiptarë në bord u ndalua në mes të detit më 25 Shtator nga Rojet Bregdetare greke dhe forcat e FRONTEX. Megjithatë, në bordin e skafit nuk u gjet asnjë sasi lënde narkotike. Ndërsa skafi i dytë humbi gjurmët, por u gjet të dielën e 29 Shtatorit.

Kanë qenë disa peshkatarë që njoftuan autoritetin portual grek për një skaf të ankoruar në një zonë të veçuar, në bordin e të cilit ndodhej një person. Aty shkuan menjëherë forcat policore, të cilat shoqëruan drejtuesin e skafit. Rezultoi që ai është një shqiptar, por identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Në bordin e skafit të tij nuk u gjet drogë, por hetuesit dyshonin se mund të ishte fshehur në zonat përreth. Për këtë arsye, ata nisën kërkimet dhe zbuluan 1 ton kanabis brenda një shpelle në Sporades.

Shqiptari u mor në pyetje nga policia, por nuk ka pranuar që të flasë. Hetuesit nuk ka ende një provë që ta lidhin ngarkesën e kanabisit me shqiptarin, por kanë dyshime të forta se droga do të transportohej në Turqi për t’u shkëmbyer me heroinë. /tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi