Zbulohet aftësia tjetër e Viagrës

Posta

Zbulohet aftësia tjetër e Viagrës

14:31 13/10/2019

Zbulohet një tjetër aftësi e ilacit Viagra. Favorizon qarkullimin e qelizave staminale të gjakut, që prodhohen në palcë. Bëhet fjalë për një metodë të re pë të përftuar në mënyrë më të shpejtë qelizat staminale nga dhuruesit për transplante të palcës së kockave.

Dhe bashkë me një ilaç imunostimulues, është vërtetuar se Viagra jep të njëjtin rezultat të medikamenteve të përdorura deri më sot me të njëjtin qëllim. Për momentin eksperimentet janë kryer tek kaviet e laboratorit, por meqënëse të dy këto ilace janë të aprovuara nga Enti Rregullator i Medikamenteve të SHBA, mund të eksperimentohen së shpejti edhe tek njeriu.

Autorët e studimit të publikuar në revistën shkencore ‘Atem Cell Reports’, shpjegojnë se aktualisht qelizat staminale të gjakut thithen zakonisht ose me age nga kocka, ose nga gjaku pas stimulimit me shumë injeksione. Ndërsa në rastin e perdorimit të Viagrës me ilaçin tjetër, arrihet të merret i njëjti rezultat në vetëm 2 orë, pa dhimbje, dhe duke marrë një sasi qelizash staminale 7.5 herë më të madhe se metodat e deritanishme.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi